Eshte e vertete qe Hiv-Sida eshte nje nga semundjet me te rrezikshme qe transmetohet ne menyre seksuale... por do doja te permendja te tjera qe jane me shume te shpeshta edhe qe shume shpesh lihen te padiagnostikuara e te patrajtuara...gje e cila te con ne pasoja te ndryshme
1. Sifilis
2. Gonorhea
3. Infeksionet me Chlamydia trachomatis
4. Semundja Ducrey
5. Trichomoniaza uro-gjenitale
5.Hepatitet virale (HVB, HVC) etc
e shume e shume te tjera...
E rendesishme per tu thene eshte qe rreziku per te patur nje nga semundjet e permendura me lart sa vjen e rritet ne kohet tona, mbase ngaqe njerezit preferojne seksin e pambrojtur... ose mbase kane besim te tepruar tek partneri/ partnerja.
Si keshilla per te gjithe do te permendja ne radhe te pare perdorimin e prezervativit , evitimin e kontakteve seksuale me partnere te shumte e te ndryshem etj.
Nqs vereni dicka ndryshe tek partneri/partnerja juaj eshte mire te perdorni prezervativ.
Nqs keni shqetesime, shikoni nje sekrecion nga organet gjenitale, prurit te theksuar, modifikime te ngjyres se lekures etj, eshte mire ti drejtoheni mjekut e te kryeni nje sere analizash.
Disa simptoma te semundjeve seksualisht te transmetueshme duken sikur sherohen vetvetiu pas nje periudhe kohore prej 1-2 javesh, pa mjekim.... edhe shume shpesh njerezit thone.. sa mire, u sherova vete.
Por nuk eshte e vertete, semundja nuk u sherua, agjenti patologjik vazhdon akoma te jete prezent ne organizem.
Do doja te uroja autorin qe hapi kete teme, edhe jam e mendimit qe njerezit duhet te informohen me shume rreth ketij problemi... pasi eshte ne loje jeta e tyre edhe e njerezve qe duan.