Author Topic: Mirė se vini nė Farmvillė, vendi me 80 milionė banorė  (Read 112 times)

Offline Lajme Flash

  • Shtypi Shqiptare
  • Webmaster
  • Antar Special
  • ****
  • Posts: 9835
  • Votat: +27/-0
    • View Profile
    • Lajme nga Shqiperia
Mirė se vini nė Farmvillė, vendi me 80 milionė banorė
« on: 23 February 2010 - 16:31:57 »
Si pulat, traktorėt dhe fasulet u bėnė loja mė e madhe nė rrjet

Loja e famshme Facebook qė ka rekrutuar nga punonjėsit e zyrave e deri tek shtėpiaket

Luleshtrydhet mė janė vyshkur. I mbolla sot nė mėngjes pasi arrita tė blej farat me ēmim tė ulur prej 10 monedhash dhe pasi u sigurova se janė mbjellje me pėrfitim. Por dita iku pa u ndjerė, kisha punė pėr tė bėrė, drekė pėr tė ngrėnė, postė elektronike pėr tė lexuar dhe kur u ktheva pėr tė kontrolluar ngastrėn time pashė se frutat kishin lulėzuar, ishin pjekur dhe ishin tharė pėr pak orė. Kjo nuk ėshtė bota reale dhe kėto nuk janė luleshtrydhe mutantė; nė fakt ato nuk ishin aspak luleshtrydhe. Bėhet fjalė pėr FarmVille, njė lojė nė Facebook, pėr tė cilėn kam punuar tokė dixhitale gjithė javėn. Mbase ju vetėm keni dėgjuar pėr Farmville nė njoftimet qė ju vijnė nė Facebook, ku thuhet se kush mbolli arėn e 15-tė tė fasuleve, apo ndėrtoi stallėn e parė, apo fitoi njė kordele me ngjyrė si njohje e arritjeve virtuale bujqėsore. Mbase jeni bashkuar me njė prej grupeve nė Facebook qė janė krijuar si protestė ndaj pėrhapjes sė kėsaj loje. Por protesta juaj do tretet nė ajėr: Famville ėshtė kthyer tashmė nė lojėn mė tė madhe sociale dhe ka rreth 80 milionė pėrdorures, ēka i bie rreth 20 pėrqind e pėrdoruesve tė Facebook-ut. Rreth 30 milionė prej tyre kujdesen pėr tė mbjellat ēdo ditė. Kur ky aplikim i lejoi pėrdoruesit tė shkėmbejnė dhurata pėr Shėn Valentin, 220 milionė tė tilla u shkėmbyen pėr 18 orė, ndaj mund tė imagjinohet vlera e kėsaj loje. Objekti i Farmvillė ėshtė tė ndėrtoni dhe mbani fermėn tuaj virtuale, tė paguani monedha virtuale pėr farat, tė mbillni bimė virtuale dhe tė korrni fryte virtuale. Dhe siē vazhdon loja, lojtarėt mund tė fitojnė mjaft sa pėr tė blerė traktorė dhe gjė tė gjallė, tė ndėrtojnė ngrehina anekse dhe tė zgjerojnė fermėn e tyre pėrtej kufijve. Ēelėsi i suksesit ėshtė social: Nėse njė lojtar i bind tė njohurit nė Facebook qė tė bėhen “fqinjėt” e tij nė Farmville ata mund tė shpėrblehen pėr plehėrimin e arave tė miqve dhe ushqyerjen e derrave tė tyre.

Dikur, loja nė rrjet ishte thjesht pėr njerėzit asocialė nė dhoma tė errėta qė studionin guida strategjish pėr lojėra lufte si “World of Warcraft” dhe “Halo”. Tani, falė Farmville dhe lojėrave tė tjera si kjo, kjo demografi ėshtė zhvendosur nė mėnyrė dramatike drejt rrjedhės sė pėrgjithshme duke pėrfshirė punonjėsit e zyrave, nėnat shtėpiake, fėmijėt dhe gjyshėrit e tyre. Njė sondazh i kohėve tė fundit arriti nė pėrfundimit se lojtari mesatar i ditėve tė sotme ėshtė njė grua 43-vjeēare. Ajo qė ėshtė e rėndėsishme pėr lojtarėt ėshtė se Farmville ėshtė falas dhe mund tė shijohet njė marrėdhėnie e frytshme me lojėn pa shpenzuar asnjė qindarkė. Ēelėsi kyē pėr krijuesit ėshtė se ka dhe njė zgjedhje tė dytė: Nė lojė mund tė pėrdoren para reale pėr tė blerė tė mira virtuale dhe pėr tė qenė para miqve nė renditjet nė Farmville. Shumė prej kėtyre produkteve virtuale janė me ēmim tė arsyeshėm dhe ndėr dhuratat e Shėn Valentinit ishte dhe njė “unazė diamanti” 50-dollarėshe qė mbron tė korrat e marrėsit nga tharja. Forca e lojėrave nė rrjet u bė e dukshme nė vitin 2007 me rritjen dhe rėnien spektakolare tė “Scrabulous”, njė lojė e famshme nė Facebook qė imitonte lojėn “Scrabble”. Fillimisht, kjo lojė tėrhoqi rreth gjysmė milionė pėrdorues nė ditė. Facebook e hapi faqen  tij pėr krijuesit e jashtėm po atė vit, duke lejuar kėdo me programin e nevojshėm pėr tė krijuar lojėra, shėrbime dhe aplikime tė tjera pėr llogari tė pėrdoruesve. FarmVille varet nė ekzistencėn e Facebook-ut dhe pa rrjetin social suksesi i saj do kishte qenė i pamundur. Nė Farmville lojtarėt shqetėsohen pėr gjėra tė thjeshta. Maja, pėr shembull, nuk ėshtė dakord me qėndrimin e fqinjėve tė saj ndaj bujqėsisė; veēanėrisht me stilin e fermerėve qė sakrifikojnė integritetin e tyre nė favor tė pėrfitimeve tė lehta. Kasandra ndėrkohė, shqetėsohet pėr mirėqenien e kafshėve nė Farmville. “Disa prej fermave tė fqinjėve tė mi janė tė tmerrshme. Ia kanė lėnė gjithė vendin bimėve dhe kuajt e lopėt i kanė futur nė njė qoshe, ku s’kanė nga tė lėvizin”, thotė ajo. Sipas saj, loja duhet tė strukturoret nė mėnyrė qė tė jetė mė miqėsore mė kafshėt dhe ata qė mbajnė shumė pulari tė ndėshkohen.

Botė paralele: Lojėrat mė tė famshme nė rrjet

“World of Warcraft”

“WoW” ėshtė nėna e gjithė lojėrave nė rrjet dhe mė shumė se 11.5 milionė janė thithur nga bota e Warcraft qė prej krijimit tė saj nė vitin 2004. Pėrdoruesit e lojės paguajnė abonimin pėr privilegjin e tė qenit kalorės shpatarė tė mbretėrive dixhitale. Pas zgjedhjes sė avatarit karakter pėr tė kontrolluar personazhin, ata e nden nė njė botė fantazie karrocash, orkash dhe pėrbindėshash tė ndryshėm duke folur pėr pushtimet dhe ndėrverpruar me lojtarėt e tjerė. E nėse vdesin rrugės, ata kanė mundėsinė e ringjalljes.

“Scrabulous”

Ky version nė rrjet i “Scrabble” mori jetė nė Indi nė vitin 2005 nga vėllezėrit Agarwalla. Kur Facebook-u hapi platformėn pėr sipėrmarrėsit e palės sė tretė nė vitin 2007, rrjeti i tė dashuruarve pas “Scrabulous” arriti nė 500 mijė pėrdorues nė ditė, me mė shumė 800 mijė persona qė e shtuan lojėn nė llogarinė e tyre nė Facebook. Pasi Hasbro (qė zotėron tė drejtat e Scrabble nė Amerikėn e Veriut) dhe Mattel (qė zotėron tė drejtat e lojės nė pjesėn tejtėr tė botės” vunė re suksesin e lojės ata u pėrpoqėn ta blinin “Scrabulous” e mė pas ndėrmorėn veprime ligjore pėr ta mbyllur.  

“Second Life

Bota virtuale nė Second Life (Jeta e dytė) nuk ėshtė teknikisht njė lojė. Ajo ka tė njėjtėn influencė si Farmville, por jo me qėllime konkurruese. 18 milionė banorėt e saj dalin pėr Pazar, dalin me miqtė, punojnė, bėjnė tregti dhe madje pėrfshihen nė lidhje romantike. Pak a shumė si jeta reale, por pa pasojat e saj. Kjo botė virtuale ka dhe valutėn e saj qė quhet Linden Dollar. Vitin e kaluar u bė e ditur se falė aftėsive tregtare nė rrjet njė sėrė anėtarėsh tė lojės u bėnė milionerė tė kėsaj bote virtuale. Bota virtuale u krijua nga sipėrmarrėsi kalifornian, Philip Rosedale.

“Pet Society”

Pet Society ėshtė krijuar nga rivali mė i afėrt i Zynga-s, Playfish. Kjo lojė ėshtė njėsoj si Farmville dhe luhet nėpėrmjet Facebook-ut dhe i lejon pėrdoruesit qė tė mbajnė njė numėr kafshėsh. Ato mund t’i bindin kafshėt e tyre tė socializohen me ato tė fqinjėve dhe tė fitojnė pikė nga kjo. Ashtu si nė tregun real tė kafshėve, ai virtual u ofron njė sėrė produktesh pėrdoruesve qė tė zgjedhin qė nga ushqimet e duhura, lėndinat pėr tė kullotur e madje edhe vaska me hidromasazh. Edhe pse ka rreth 19 milion pėrdorues Pet Society nuk ėshtė nė 10 lojėrat mė tė famshme tė Facebook-ut.

“MyToėn”

MyToėn ėshtė pėrshkruar si “loja Monopoly e botės rale”. Ky ėshtė njė aplikacion i iPhone qė ndėrthur botėn dixhitale me atė tė jashtmen, pra tė vėrtetėn dhe funksionon sipas tė njėjtės linjė tė rrjetit social FourSquare, i cili i lejon pėrdoruesit tė regjistrohen nė lokalitete tė ndryshme gjeografike. MyToėn, nga ana tjetėr u lejon tė blini dhe tė menaxhoni versone virtuale tė lokaleve tuaja tė preferuara. Ėshtė krijuar nga kompania Booyah dhe tashmė loja ka mė shumė se 800 mijė pėrdorues.



Burimi: TiranaObserver
Rubrika Informuese:
Aktualitet
Ekonomia
Teknologjia
Kurjozitete
Shendeti
Intervista
Dossier
Opinion
Reportazh
Sociale
              Lajmet e fundit nga:
              Shqiparia
              Kosova
              Maqedonia
              Rajoni
              Politika
             

 



video shqip

mp3 shqip