ATHINË- Disa dhjetëra të rinj u përplasën sot me policinë që ka hedhur gaz lotsjellës gjatë manifestimeve në Athinë që u zhvilluan në kuadër të një greve të përgjithshme kundër masave të rrepta të qeverisë greke, njoftoi një gazetar per AFP.
Një grup të rinjsh të maskuar dhe me helmeta kanë hyrë në mes të kortezhit të manifestuesve dhe kanë hedhur bomba molotov në drejtim të forcave të sigurisë që janë përgjigjur duke hedhur gaz lotsjellës.
Manifestuesit u drejtuan drejt qendrës së Athinës ndërkohë që të rinjtë qëndruan në shesh përballë forcave të sigurisë, pranë Shkollës Politeknike.
(d.b/BalkanWeb)