Historia ka pasur gjithmonė ndėrtuesit dhe shkatėrruesit e saj. Ishin ndėrtuesit ata qė duke ēelur fusha, duke mbjellė, duke ruajtur prodhimet, bėnė tė mundur rritjen e popullsisė dhe formonin e qytetėrimeve. Dhe kanė qenė gjithmonė shkatėrruesit, nomadėt, tė shkulurit nga toka, ata qė sulmonin tė mbjellat dhe ēdo qė ishte ndėrtuar.Ndėrtuesit i kanė rrėnjėt nė tokė, adhurojnė shoqėrinė ku jetojnė dhe e duan atė tė pasur dhe tė bukur. Nderojnė vepra arti qė shprehin idealet e tyre fetare, estetike dhe morale. Mendoni njė nė moment pėr katedralet e krijuara nga qytetarėt nė mesjetė, pallatet dhe zyrat e ndėrtuara nga princat tregtar nė Rilindje. Janė kryevepra qė shkojnė tej ndėrtimeve qė janė objekte tė nevojave tė pėrditshme. Janė krijuar pėr tė qenė tė pėrjetshme, sepse pėrmbajnė shpirtin e shoqėrisė sė kohės. Pėr shkatėrruesit kėto gjėra janė pa kuptim. Shkatėrrojnė pallatet, djegin tempujt, varrosin gjerat e arta, thyejnė statujat e perėndive. Edhe sot vazhdojnė tė jetojnė ndėrtuesit dhe shkatėrruesit. Le tė shohim nė Afrikė. Nė shumė vende pushteti ėshtė nė duart e njerėzve tė armatosur, qė e ruajnė atė duke vendosur armėt kundėr popullit. Jetojnė nė pasuri, vendosin paratė nė banka evropiane, sillen si tė ishin pushtues tė huaj, si nomadė nė tokėn e tyre. Le tė vijmė tani nė Itali. Zhvillimi ėshtė i ndalur nga krimi i organizuar. Mafia, Ndrageta, Sakra Korona Unita, Kamorra janė komunitet shkatėrruesish qė grabisin popullin e vet. Por ka grabitės Dhe shkatėrrues dhe nė politikė, nė ekonomi, qė sot shkaktojnė krizėn globale tė ushqimit dhe tė energjisė. Dhe nė disa momente ka edhe popuj, le tė mendojmė sot pėr kinezėt, qė pushtojnė sot botėn me prodhimet e tyre dhe pėrhapen gjithkund duke qėndruar tė huaj, si nomad.
Pėr shekuj nė kufijtė e perandorisė romake, legjionet kanė qenė muri kundėr pushtimit nga shkatėrruesit. Pėr shekuj me radhė mbretėritė islamike tė Afrikė sė Veriut kanė luftuar kundėr nomadėve qė shkatėrronin prodhimet dhe u sillnin uri popujve. Por tė mos kemi mė iluzione, kjo luftė vazhdon ende. Sepse ka gjithmonė pushtues, ka gjithmonė gjahtarė qė na kėrcėnojnė.
Ēdo komb do tė mbijetojė vetėm nėse do tė gjejė nė vetvete solidaritetin dhe kurajėn pėr tė mbrojtur popullin e vet dhe vlerat e veta mė tė mira. Nėse kupton se nuk ėshtė nė shitje.
Burimi: TiranaObserver